Kurti në rolin e profesorit, thotë se aktivistët nuk po mësojnë aq shumë në shtëpi - NACIONALE

Kurti në rolin e profesorit, thotë se aktivistët nuk po mësojnë aq shumë në shtëpi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Vetëvendosjes, njëherit dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë tubimit ku shpalosi platformën e tij për kryetar të partisë, ka goditur aktivistët duke thënë se ‘nuk po mësojnë sa duhet në shtëpi’.

Kurti në fjalimin e tij të mbajtur të martën e të publikuar sot, ka thënë se aktivistët po shkruajnë pak dhe nuk po mësojnë në shtëpi.

Ai ka kërkuar që të aktivizohen më shumë në të shkruar për të qenë më të aftë që të dekostruktojnë tezat kundër VV-së.

Tash, ne e dimë se jo pak aktivistë tonë janë si nxënësit a studentët që dëgjojnë në klasë por nuk mësojnë aq shumë në shtëpi dhe përgjithësisht shkruajnë pak. Shkrimi e mundëson thellimin, strukturimin dhe sistematizimin e të menduarit. Nuk ka organizim politik pa mendim, ide, botëkuptim dhe ligjërim të organizuar, pra pa tekst.”, ka thënë Kurti para aktivistëve.

Kurti po ashtu, ka bërë thirrje që fyrmë e përgjithshme e shkollës politike të VV-së të jetë Rilindja Kombëtare e shekullit XIX.

Përveç social-demokracisë, fryma e përgjithshme e shkollës sonë politike duhet të jetë edhe kombëtariste. VETËVENDOSJE! duhet ta afirmojë Rilindjen Kombëtare, të gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe gjysmës së parë të shekullit XX. Ta riaktualizojë si frymë të përgjithshme dhe si shumësi tekstesh të rilindasve tanë, le të themi nga Sami Frashëri te Fan Noli.”, ka thënë Kurti ndër të tjera.

Lajme të ngjashme