Kurti në një shkollë në New York: Ne s’bëmë projekte të shtrentja për prestigj, por përmirësuam jetën e qytetarëve - NACIONALE

Kurti në një shkollë në New York: Ne s’bëmë projekte të shtrentja për prestigj, por përmirësuam jetën e qytetarëve

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Fjalë të mëdha për veten dhe se çka mund të mësojë bota nga Kosova, përkatësisht nga ai.

Kështu Albin Kurti – sipas postimit të Vetëvendosjes – ligjëroi në një shkollë në New York të ShBA-së, për atë se si, sipas tij, ai ka përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës.

Dhe jo me “projekte të shtrenjta për prestigj”, por me “përmirësim të jetës”.

“Në vend të projekteve të shtrenjta për prestigj që të përfitojnë një numër i vogël firmash të mëdha, ne ndërtuam shkolla e kopshte të reja, ura dhe rrugë që lidhin fshatrat dhe zonat e largëta. Këto projekte, përveçse përmirësuan jetën e qytetarëve, krijuan më shumë vende pune dhe ndanë buxhetin në mënyrë më të barabartë.”

Lajme të ngjashme