Kurti në një intervistë për gazetën zvicrane tregon pse po e përmend shpesh luftën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë dhënë gazetës zvicrrane, Die Republik, ka folur për 4 arsyet që po e bëjnë atë të flasë shpesh për luftën.
Sipas tij, Beogradi zyrtar përveç se po minon përpjekjet e Kosovës për tu anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, po financon strukturat ilegale brenda Kosovës, për ta minimizuar sundimin e ligjit dhe sovranitetit në këtë pjesë.
“Kjo është e para, e dyta në Serbi nuk mund të pajtohen me krimet e luftës të kryera në vitet 1990-ta ata nuk kanë keqardhje”, ka thënë Kurti.
Arsyeja e tretë për të cilën Kurti shqetësohet, është se Serbia nuk është një vend demokratik.
“Së katërti Beogradi zyrtar mban lidhje të ngushta me presidentin despotik rus Putin. Vuçiç e ka takuar Putinin gati 20 herë në 10 vjet”, ka deklaruar Kurti në gazetën Die Republik.