Kurti në Londër deklaron se “po angazhohet” me të rinjtë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Konferencën e Londrës për Mbrojtje.
Qeveria ka shpërndarë një deklaratë të tij, ku ai citohet të ketë thënë se në Kosovë, “angazhohet me të rinjtë”.
“Ajo çfarë bëj në vendin tim, Republikën e Kosovës, është angazhimi me të rinjtë. Është shumë e rëndësishme që të angazhohemi me të rinjtë, sepse po e humbasim kontaktin. Hapësira ndërmjet gjeneratave është problematike dhe lufta hibride mund të jetë fatale”, tha Kurti.