Kurti: Në Kosovë është rritur punësimi për 20 për qind - NACIONALE

Kurti: Në Kosovë është rritur punësimi për 20 për qind

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pretendon se gjatë qeverisjes së tij ka pasur rritje të punësimit në Kosovë.

Krahasuar me vitin 2021, sipas tij, në vitin 2024 punësimi është rritur për 20 për qind.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit e Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar, ai ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të rritjes se bruto produktit vendor.

“Qeveria jonë është e përkushtuar të mbështesë sektorin privat, që është faktor i rëndësishëm i punësimit dhe rritjes ekonomike në vendin tonë. Krahasuar me vitin 2021, tash që po flasim më 2024, bruto produkti vendor është për 1/3 më i lartë. Buxheti shtetëror vjetor është për 35 për qind më i lartë. Kjo është përkthyer sigurisht me punësim të shtuar, ku krahasuar me para 3 vjetëve, në Kosovë është rritur punësimi për 20 për qind, përfshirë këtu edhe dyfishimin e të rinjve të punësuar. Padyshim që kjo ka ndikuar edhe në rritjen e fitimit dhe zgjerimin e aktivitetit të sektorit privat”, ka thënë Kurti, raporton EO.

Lajme të ngjashme