Kurti në ditët e kulturës arabe, i bashkohet BIK-ut në hapjen e ekspozitës - NACIONALE

Kurti në ditët e kulturës arabe, i bashkohet BIK-ut në hapjen e ekspozitës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Çështjeve Fetare të Mbretërisë së Arabisë Saudite, hapi sot ekspozitën “Urat”, e cila synon të shpalosë trashëgiminë e pasur kulturore, fetare dhe historike të Mbretërisë.

Në ceremoninë zyrtare të hapjes mori pjesë edhe Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ekspozita “Urat” paraqet një pasqyrë të gjerë të traditave të Arabisë Saudite përmes artefakteve kulturore, fotografive historike dhe elementeve që tregojnë për rolin e saj në historinë dhe zhvillimin e qytetërimit islam.

Lajme të ngjashme