Kurti në Davos takohet me Zëvendëspresidentin dhe Drejtorin e Teknologjisë së kompanisë “Ericsson” - NACIONALE

Kurti në Davos takohet me Zëvendëspresidentin dhe Drejtorin e Teknologjisë së kompanisë “Ericsson”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Davos të Zvicrrës po zhvollohet Forumi Ekonomik Botëror. Aty Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e zhvilloi një takim me Zëvendëspresidentin e kompanisë “Ericsson”, Lloyd Andreë dhe Drejtorin e Teknologjisë në këtë kompani, Erik Ekudden.

Sipas komunikatës së ZKM-së, aty Kurti me Zëvendëspresidentin e Drentorin diskutuan për kushtet që ofron Kosova për investime dhe përparësitë që vendi ynë ka në fushën e teknologjisë, përparimet dhe përmirësimet e shënuara së fundmi dhe mundësitë për bashkëpunim, sidomos në sektorin e telekomunikimit. Kryeministri i njoftoi me zhvillimet pozitive në ndërmarrjen e Telekomit si rezultat i menaxhimit të mirë, dhe për planet për investime në infrastrukturë dhe teknologjinë 5G në nivel vendi, si dhe për vizionin dhe agjendën digjitale të Qeverisë.

“Sipas Indeksit të Maturitetit të Teknologjisë të Bankës Botërore, Kosova tashmë është ngritur nga grupi C në atë për B për fokus në qeverisje digjitale. “ – thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme