Kurti në CNN: Kremlini dhe Beogradi historikisht kanë imituar njëra-tjetrën, jemi të shqetësuar - NACIONALE

Kurti në CNN: Kremlini dhe Beogradi historikisht kanë imituar njëra-tjetrën, jemi të shqetësuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i vendit Albin Kurti po zhvillon një intervistë në CNN International me Christiane Amanpour.

Kurti në këtë intervistë ka përmendur se si Kremlini e Beogradi vazhdimisht edhe në histori kanë imituar njëra-tjetrën. Madje sipas Kurtit edhe “operacionalisht”.

Prandaj, Kryeministri ka thënë se jemi të shqetësuar për veprimet që mund t’i ndërmarrë Serbia.

"Në ditët e sotme mund të shohim se si presidenti despotik Putin dëshiron ta kthejë Ukrainën në një vend të ngjashëm boshnjak, ku do të ndahet territorialisht brenda në mënyrë që të mos funksionojë dhe të krijojë mundësi për të fituar territore. Kremlini dhe Beogradi, historikisht, kulturalisht, politikisht, por edhe operacionalisht, kanë imituar njëri-tjetrin. Kjo është arsyeja pse ne jemi shumë të shqetësuar, sepse është në interes të Kremlinit që të kontraktojë konflikte të mëtejshme në Evropë përmes përfaqësuesve të tij. Dhe Serbia në Ballkan është një përfaqësues i Rusisë." - ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme