Kurti: Në burg merresha me matematikë, më ndihmonte të ruaja logjikën - NACIONALE

Kurti: Në burg merresha me matematikë, më ndihmonte të ruaja logjikën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka mbajtur një fjalim të gjatë një ceremonie ku ndau disa shpërblime për nxënësit që garuan në matematikë dhe fizikë.

Sipas njoftimi të ZKM-së, Kurti foli për kohën e fëmijërisë, por edhe kohën kur e kalonte në burg, si arrestuar për aktivitet politik.

Ai tha se matemaika e kishte ndihmuar ta ruante freskinë e mendjes.

Matematika më ka hyrë shumë herë në punë gjatë jetës, madje edhe në periudha shumë të vështira, por edhe atëherë kur ta zëmë isha në burg a në arrest shtëpiak a në paraburgim edhe zgjidhja sisteme të ekuacioneve me disa të panjohura, në mënyrë që ta mbaj kujtesën edhe mendjen sa më të freskët e aktive dhe në këtë mënyrë ta ruaj logjikën.”, deklaroi Kurti.

Lajme të ngjashme