Kurti në Bubavec, e këqyrë seriozisht grurin - NACIONALE

Kurti në Bubavec, e këqyrë seriozisht grurin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot qëndroi në Bubavec të Malishevës, për të parë nga afër korrje-shirjen e grurit.

Zyra e kryeministrit ka publikuar pamje nga atje, derisa Kurti u shpreh:

“Buxheti për Ministrinë e Bujqësisë është rreth 100 milionë euro, siç edhe kemi premtuar, dhe tash në njërën anë subvencionojmë edhe naftën, edhe plehun, edhe rendimentin me katër cent, këtë të fundit për kilogram, e në anën tjetër edhe i kemi zvogëluar jashtëzakonisht shumë dokumentet që i nevojiten bujkut tonë për të aplikuar për subvencione.”.

Sipas tij, pordhimtaria është shtuar prej 140 mijë deri në 150 mijë ton grur.

“Madje ka raste kur nga tri javë, aplikimi është shkurtuar në vetëm 30 minuta. Do të vazhdojmë me këto punë të mira, aq më tepër që ky duket të jetë viti me të cilën me prodhimtarinë e shtuar prej 140 mijë deri në 150 mijë ton grurë, do ta mbulojmë e tejkalojmë importin që e kemi patur prej 139 mijë ton grurë në vitin e kaluar.” – tha ai.

Lajme të ngjashme