Kurti: Në Bruksel ofrova dëshmi për rrëmbimin e tre policëve tanë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një cicërime në Twitter njoftoi për takimin e djeshëm në Bruksel me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell si dhe Ndërmjetësi Special për Dialog, Miroslav Lajçak. Këtyre dy të fundëve, tha Kurti, u ka dhënë dëshmi rreth rrëmbimin të tre policëve kufitarë të cilët po mbahen në paraburgim që sot një javë në Serbi. Veç kësaj, ai bëri të ditur se ka diskutuar për depërshkallëzimin, zgjedhje trë reja dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike.
“U dhash dëshmi rreth rrëmbimit të tre policëve tanë – të mbajtur që një javë tashmë – dhe diskutuam për depërshkallëzimin, zgjedhje të reja dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, shkroi Kurti. Ndërkaq për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shtoi se “refuzoi të merr pjesë”.
Met w/ HR/VP @JosepBorrellF & EUSR @MiroslavLajcak, but w/o Serbia's president, who refused to take part. I gave evidence on the abduction of our 3 policemen—held for over a week now—and discussed de-escalation, new elections, and full implementation of the Basic Agreement. pic.twitter.com/VefLMPXiLD
— Albin Kurti (@albinkurti) June 23, 2023