Kurti: NATO mbetet thelbësore për sigurinë e Kosovës - NACIONALE

Kurti: NATO mbetet thelbësore për sigurinë e Kosovës

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar NATO-n për rolin e saj në paqe dhe stabilitet, gjatë takimit me delegacionin e Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Ai theksoi se KFOR-i është “thelbësor për sigurinë e vendit dhe rajonit”, ndërsa NATO për Kosovën është “orientim strategjik dhe destinacion”.

Kurti përmendi edhe “synimet destabilizuese të Serbisë të mbështetura nga Rusia”.

Delegacioni udhëhiqej nga Giuseppe Cavo Dragone dhe Sean Clancy, në kuadër të vizitës së tyre në Kosovë.

Lajme të ngjashme