Kurti merr urim nga Terras për marrëveshjen e sotme: Në të mirë të BE-së dhe të Kosovës
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka përgëzuar kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjen e arritur sot lidhur me Ligjin për të huajt dhe Ligjin për Automjetet.
Përmes një postimi në platformën X, Terras theksoi se kjo marrëveshje pritet të sjellë përfitime si për Bashkimin Evropian, ashtu edhe për Kosovën.
“Urime kryeministrit Kurti për marrëveshjen e arritur sot, duke iu falënderuar BE-së. Besoj se nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova”.
Terras gjithashtu e cilësoi si një zhvillim shumë pozitiv faktin që, në të ardhmen, Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun do të bashkëpunojë me Qeverinë e Kosovës dhe komunitetin serb për integrimin e sektorëve të shëndetësisë dhe arsimit në kuadër të sistemit institucional të Kosovës, në përputhje me marrëveshjen e arritur.