Kurti me Rohden, flet për “rëndësinë e formimit të institucioneve” pas zgjedhjeve
Kryeministri në mandatin teknik i Kosovës, Albin Kurti, pati takim me ambasadorin gjerman, Jorn Rohde, me të cilin, mes tjerash, folën edhe për “rëndësinë e formimit të institucioneve” pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
“Në takim u diskutua për proceset zgjedhore, që së fundmi u mbajtën në Kosovë dhe në Gjermani, për rëndësinë e formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet respektive dhe të vazhdimit të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani e thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve”, tha ZKM-ja.