Kurti: Në Qeverinë time po bëjmë hapa të mëdhenj drejt një shteti demokratik - NACIONALE

Kurti: Në Qeverinë time po bëjmë hapa të mëdhenj drejt një shteti demokratik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka mbahtur sot një fjalim të Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë.

Ai aty ka folur edhe për qeverisjen e tij, duke thënë se gjatë kohës sa ai është kryeministër, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj drejt një shteti të vërtetë demokratik.

Ligjet duke qenë të aprovuara nga përfaqësuesit e zgjedhur janë përgjigja përfundimtare e vullnetit të zgjedhur, kështu një shtet vërtetë demokratik duhet të sigurojë që ligjet të zbatohet nga të gjithë nga të pasurit, të varfërit… Me qeverinë tonë Republika e Kosovës ka bërë hapa të mëdhenj drejtë një ideje të tillë”, tha Kurti, transmeton Klan Kosova.

Kurti ka folur edhe për vilat e sekuestruara.

Autoritetet ligjzbatuese kanë ndërmarrë 800 operacione policore ndaj krimit dhe korrupsionit dhe kanë arrestuar mbi 2000 njerëz duke përfshirë afërsisht 300 zyrtarë publik e shtetërorë. Kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë konfiskuar mbi 1.8 milionë drogë, 75 villa të sekuestruara për shkak të ndërtimit të paligjshëm dhe lista e pronarëve. Ishte tronditëse por jo befasuese, gjyqtarë të nivelit të lartë, biznesmenë të pasur, politikanë dhe të afërmit e tyre”, vlerësoi z.Kurti.

Lajme të ngjashme