Kurti me premtim: Nga viti i ardhshëm, kodimi do të futet në kurrikulë nga klasa e parë - NACIONALE

Kurti me premtim: Nga viti i ardhshëm, kodimi do të futet në kurrikulë nga klasa e parë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Qeverisë së Kosovës, ka mbajtur një fjalim në orën e kodimit në shkollën profesionale “Gjin Gazulli”.

Në këtë fjalim, Kurti ka theksuar se nga viti i ardhshëm, gjuha e kodimit do të futet në kurrikulën e arsimit. Madje, ai ka qenë krejtësisht preciz, duke theskuar se nxënësit do të mësojnë kodim nga klasa e parë “qysh mësohet gjuha shqipe, ashtu do të mësohet edhe gjuha e kodimit”.

“Këtë javë përmes Orës së Kodimit në Kosovë, keni parë zhvillimin e potencialin dhe lindjen e inovacionit për të ardhmen. Edhe talenti i individit vjen në shprehje, por edhe bashkëpunimi nxënësve për produktin e njëjtë. Jemi optimist për suksesin që do ta kemi në të ardhmen sepse Qeveria do të fokusohet në transformimin digjital ku e bën më të lehtë dhe më cilësor. Duke e parë interesimin dhe potencialin, prej vitit të ardhshëm, gjuha e kodimit do të futet në kurrikulë sepse nga klasa e parë qysh mësohet gjuha shqipe, ashtu të mësohet edhe gjuha e kodimit.” – tha Kurti.

Lajme të ngjashme