Kurti me fjalim të gjatë, pastaj filloi shiu e u shtye finalja e turneut të njohur - NACIONALE

Kurti me fjalim të gjatë, pastaj filloi shiu e u shtye finalja e turneut të njohur

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Kurti duket të ketë mbajtur një fjalim të gjatë në Roganë të Kamenicës, aty ku është dashur të luhet sonte finalja e madhe e turneut.

Megjithatë, e njëjta finale u shtye për nesër, shkaku i shiut.

Lajmin e konfirmoi vet faqja e organizatorit, duke thënë se nesër nuk do të ketë fare ceremoni.

Ndërkaq, ky postim u vërshua nga komente të shumta.

Njëri prej tyre ishte goxha kritik, duke shtuar se nuk iu intereson çka ka bërë kur ka qenë i ri kryeministri, që me gjasë ka shpalosur ndonjë prej historive të tij, ashtu siç bëri në një turne tenisi muaj më parë.

Përveç Kurtit në rreshtin e parë u panë edhe përfaqësues politikë nga Presheva si dhe kreu i FFK-së, Agim Ademi.

Lajme të ngjashme