Kurti: Marrëveshja Serbi-Rusi duhet të alarmojë kryeqendrat perëndimore e demokratike - NACIONALE

Kurti: Marrëveshja Serbi-Rusi duhet të alarmojë kryeqendrat perëndimore e demokratike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur në lidhje me marrëveshjen e arritur këto ditë ndërmjet Federatës Ruse e Serbisë. Ministrat e këtyre shteteve kanë nënshkruar një marrëveshje, për koordinim të politikës së jashtmë, përçka Kurti ka thënë se duhet të alarmohen kryeqendrat perëndimore e demokratike.

Përveq kësaj, Kurti ka folur edhe në lidhje me deklaratat e presidentit serb Alkesandër Vuçiq, i cili tha se kryeministri i Kosovës, është në kërkim të artilërisë që godet cakun në 10 kilimotra largësi.

Kurti, për këto deklarata ka thënë shkrut se Kosova ka ministër të mbrojtjes.

Me çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë, ne kemi ministër të mbrojtjes, kemi ministër të punëve të brendshme, por ne jemi qeveri demokratike, progresiste, e shpresës. Ndërkohë që përballemi me fqinjët verior, që udhëhiqet nga një president i frikës dhe i kërcënimit, që përveç se udhëheq me një shtet në mënyrë jo demokratike dhe nuk e njeh Kosovën dhe krimet të cilat i ka kryer regjimi i Millosheviçit në Kosovë, gjithashtu mban edhe lidhje shumë të ngushta me federatën ruse, siç e pamë edhe së fundi me marrëveshjen e bashkëpunimit që nënshkroi ministri i jashtëm serb me atë rus, që duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike” u shpreh Kurti.

Lajme të ngjashme