Kurti manipulon në Therandë: Nga 2018 në 2020 veç 4 milionë euro për ushtri, ndërsa ne e qindfishuam
Ushtria e Kosovës është themeluar në dhjetor të 2018, por Albin Kurti e futi në krahashim se nga 2018 dhe 2020 kanë qenë veç 4 milionë euro për armatim. Kurti tha se e ka “qindfishuar”.
“Para qeverisjes tonë, në vitin 2018-2020, veç 4 milionë euro për armatim,ndërkaq me ne, 400 milionë euro për municion e armatim. Qindfishim në armatim dhe municion. Cili është kuptimi të kesh ushtri më pak të pajisur se policia?”, tha ai.
Kujtojmë se pas themelimit të ushtrisë, kur në dhjetor të vitit 2018 kaluan ligjet per transformimin e FSK-së në ushti, u miratua plani 10-vjeçar për transformim në ushtri, ku u parapanë blerjet e armëve tipike për ushtri, ngase paraprakisht FSK-ja kishte mandat vetëm të menaxhimit të situatave emergjente natyrore.