Kurti lajmërohet pas rrëzimit: Vazhdojmë si qeveri në detyrë dhe zgjedhje të reja
Albin Kurti i Vetëvendosjes pasi u rrëzua me votë si mandatar për formim të qeverisë së re, tha se tash do të vazhdojë si kryeministër i qeverisë në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.
“Falenderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen. Meqë 56 vota ishin PËR, 52 KUNDËR dhe 4 ABSTENIME, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri. Ndërkohë vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, tha ai.