Kurti lajmërohet nga Irlanda e Veriut pak pasi u bë e ditur se nesër s'shkon në Tiranë - NACIONALE

Kurti lajmërohet nga Irlanda e Veriut pak pasi u bë e ditur se nesër s'shkon në Tiranë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pak pasi gazeta Nacionale raportoi se Kryeministri Kurti ka refuzuar - përmes evitimit - pjesëmarrjen në samitin BE-Ballkan Perëndimor në Tiranë, kreu i ekzekutivit është lajmëruar në X ku dha detaje për vizitën e tij në skollën St Matthew në Belfast për t'u takuar me studentët dhe stafin e nismës 'Edukimi i përbashkët', që përfshin rreth 900 shkolla nga komunitete të ndryshme në Irlandën e Veriut.

"Vizitova shkollën St Matthew në Belfast për t'u takuar me studentët dhe stafin e nismës 'Edukimi i përbashkët', që përfshin rreth 900 shkolla nga komunitete të ndryshme në Irlandën e Veriut. Është frymëzuese të shohësh studentët të mësojnë së bashku dhe të thyejnë barrierat përmes edukimit të integruar." - shkroi Kurti në X.

Lajme të ngjashme