Kurti kujton masakrën e Belegut: Të mos harrohen kurrë krimet dhe gjenocidi i Serbisë - NACIONALE

Kurti kujton masakrën e Belegut: Të mos harrohen kurrë krimet dhe gjenocidi i Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar masakrën në fshatin Beleg në komunën e Deçanit.

Më anë të një postimi në Facebook, Kurti ka kujtuar të vrarët dhe të zhdukurit e Belegut.

“Më 29 mars 1999, forcat e Serbisë pasi e rrethuan, sulmuan fshatin Beleg në komunën e Deçanit. Shkuan shtëpi më shtëpi dhe i dëbuan banorët shqiptarë. Burrat i ndanë nga gratë dhe fëmijët. Burrat dhe djemtë i vranë dhe masakruan. 32 prej tyre janë ende të zhdukur”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Tutje, Kurti ka thënë se nuk duhet asnjëherë të harrohen krimet dhe gjenocidi i Serbisë.

“Në këtë 24 vjetor përkujtojmë të vrarët e Belegut, që të mos harrohen kurrë krimet dhe gjenocidi i Serbisë. Qoftë i përjetshëm kujtimi i martirëve dhe dëshmorëve të Belegut dhe të gjithë të rënëve për liri anembanë Kosovës”, ka shkruar me tutje ai.

Lajme të ngjashme