Kurti kujton Agim Ramadanin: Patriot me shpirt artisti
Në një ditë të rëndësishme për historinë e Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Agim Ramadanin, komandantin e Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), 24 vite pas rënies së tij heroike në Betejën e Koshares. Agim Ramadani u bë një prej simboleve të luftës për liri të Kosovës, i njohur për guximin, udhëheqjen dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kryengritjen kundër forcave serbe gjatë luftës së Kosovës.
Kurti e nis me një përshkrim të një prej imazheve më të njohura të luftës në Kosovë, ku një këmbë e stërvitur ushtarake e UÇK-së shkel mbi një gur kufiri me mbishkrimin SFRJ, që ishte kufiri i padrejtësisht vendosur ndarës mes shqiptarëve.
Veprimin e Agim Ramadanit dhe ushtarëve të tij Kurti e quajti një "një gjest të kulluar simbolik politik, i një strategu që me bashkëluftëtarët e tij, kishte organizuar sulmin dhe shembjen e kufirit ndarës me Republikën e Shqipërisë, nisur me aksionin e 9 prillit 1999."
"Një këmbë e stërvitur ushtarake që shkelë mbi një gur kufiri, është një nga imazhet më të njohura të luftës në Kosovë. Është këmbë e ushtarëve të UÇK-së, të komanduar nga Agim Ramadani, Komandant i Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shkelur gurin me mbishkrimin SFRJ (Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë), që për dekada të tëra e kishte shenjuar kufirin e vendosur padrejtësisht mes shqiptarëve. Ky veprim i Komandant Katanas dhe ushtarëve të tij nuk ishte thjesht një aksion operativ prej ushtaraku, por edhe një gjest i kulluar simbolik politik, i një strategu që me bashkëluftëtarët e tij, kishte organizuar sulmin dhe shembjen e kufirit ndarës me Republikën e Shqipërisë, nisur me aksionin e 9 prillit 1999." - shkroi Kurti mes tjerash.