Kurti kthehet nga Japonia, ka agjendë takimesh sot - NACIONALE

Kurti kthehet nga Japonia, ka agjendë takimesh sot

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kthyer në Kosovë pas vizitës të cilën e zhvilloi në Japoni.

Gjatë ditës së sotme ai, do të takohet me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Jan Lipavsky në ora 14:15.

Në mes të grevës së sindikatave e shumë problemeve të tjera në vend, kryeministri Kurti mori rrugë drejt Azisë, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

Ky udhëtim i shefit të ekzekutivit u kritikua dukshëm nga opinionistë e anëtarë të shoqërisë civile, ndërsa si rëndom, disa prej deputetëve të "afërt" të tij i dolën në krah, duke kujtuar fqinjësinë e mirë mes dy vendeve kur në krye të qeverisë së Japonisë ishte tashmë i ndjeri Abe.

Lajme të ngjashme