Kryeziu: Kryeministri me opozitën po komunikon nëpërmjet emisarëve ndërkombëtarë - NACIONALE

Kryeziu: Kryeministri me opozitën po komunikon nëpërmjet emisarëve ndërkombëtarë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se Qeveria e Kosovës po e injoron Kuvendin e Kosvës dhe opozitën në procesin e dialogut me Serbinë.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, ka thënë se kryeministrin Albin Kurti për mungesë të transparencës në procesin e Brukselit.

Sipas tij, komunikimin me opozitën, i pari i qeverisë po e zhvillon nëpërmjet emisarëve ndërkombëtarë.

“Kryeministri Kurti ka bërë një hap prapa krahasuar me qeveritë pararendëse, sa i përket transparencës së takimeve, publikimit të platformës apo strategjisë për procesin e dialogut. Kjo përbën veprim në kundërshtim të plotë me veprimet dhe kërkesat e vetë kryeministrit dhe partisë së tij, para ardhjes në pushtet. Për më tepër, kryeministri Kurti ka vazhduar të injorojë Kuvendin si institucioni më i lartë mbikëqyrës – duke raportuar me vetiniciativë para të zgjedhurve të popullit vetëm një herë, dhe atë në qershor të vitit të kaluar. Nga një udhëheqës opozitar, që premtonte hapjen e një dialogu të brendshëm me komunitetin serb, ai po përfundon në një kryeministër që ka mbyllur dialogun edhe me qytetarët shqiptarë. Diskutimet apo informimin e publikut për dialogun, kryeministri e ka bartur tek vartësit e tij, kurse komunikimin me opozitën – si akterë të rëndësishëm në arritjen e një konsensusi politik – po e zhvillon nëpërmjet emisarëve ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme