Kurti: Kosova u ngrit nga hiri i luftës për t'u bërë shtet sovran, të njëjtën forcë e shohim në Ukrainë
Në shënim të përvjetorit të luftës në Ukrainë, Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se populli i Kosovës e njeh nga afër dhimbjen e luftës, dëbimit dhe humbjes, por edhe forcën për t’u rindërtuar e për t’u bërë më i fortë. Ai ka deklaruar se e njëjta forcë po shihet sot te populli ukrainas, i cili po përballet prej vitesh me agresionin rus.
Në zyrën e Kryeministrit janë pritur një grup grash nga Ukraina, të cilat kanë marrë pjesë në një trajnim të organizuar në Kosovë për deminim dhe pastrim të mjeteve shpërthyese. Ky trajnim synon rritjen e kapaciteteve të tyre në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes së civilëve në zonat e prekura nga lufta.
Pjesë e takimit kanë qenë edhe gazetarë nga Ukraina që jetojnë dhe punojnë në Kosovë në kuadër të programit JiR, i cili mbështetet nga qeveria e Kosovës.