Kurti konfirmon: Janë regjistruar mbi 1 milion qytetarë, kanë mbetur edhe dy javë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se mbi një milion qytetarë janë regjistruar, derisa mbeten edhe dy javë deri në përfundim të këtij procesi.
Kështu ka njoftuar ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook:
“Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar, edhe dy javë deri në përfundim të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Sot bëhen 2/3 e procesit të regjistrimit, ndërsa kanë mbetur edhe 14 ditë deri në fund. Pjesëmarrja e qytetarëve është e lartë dhe misioni i ekspertëve të UNECE dhe UNFPA ka konstatuar se Agjencia e Statistikave të Kosovës po bën një punë shembullore në menaxhimin dhe mbarëvajtjen e procesit.” – ka thënë ai.
Kurti ka thënë se ky proces është vendimtar për planifikimin e Kosovës dhe progresin e shoqërisë.