Kurti komenton Shën Valentinin: 14 shkurti në Kosovë shënon edhe ditën e dashurisë ndaj Republikës
Në tre vjetorin e fitores së VV-së, Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Në adresimin e tij para ministrave, Kurti ka thënë se 14 shkurti në Kosovë nuk shënohet vetëm Ditën e të Dashuruarve, por edhe ditën e dashurisë ndaj Republikës së Kosovës.
“14 shkurti është vullneti i popullit për të ndërtuar të ardhmen e tij mes popujve e shteteve të barabarta. Kosova e 14 shkurtit, sot pas tri vitesh është republikë më e fortë më e qëndrueshme dhe më e mirë për të jetuar. Në Kosovë më 14 shkurt nuk shënohet vetëm Dita e Dashurisë ndaj njerëzve të dashur, por edhe dita e dashurisë ndaj Republikës sonë. 14 shkurti është dita e dashurisë ndaj vlerave të përbashkëta”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.