Kurti: Kjo marrëveshje do të nxisë investime të reja në energjetikë - NACIONALE

Kurti: Kjo marrëveshje do të nxisë investime të reja në energjetikë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas nënshkrimi të marrëveshjes me MCC-në, kryeministri Albin Kurti ka dhënë një intervistë Uashingtoni, ku ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët.

Ai ka thënë se marrëveshja 236 milionë euroshe, do të nxis investime të reja në energjetikë por edhe do të hapë vende pune.

“Është një lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët. Do të kemi edhe rritje të investimeve në energjetikë. Energjia kur shtohet për nga kapacitet, duhet të shtohet edhe për nga aftësitë. Jo vetëm pajisje, por edhe njerëz për ato pajisje”, ka thënë ai.

“I uroj të gjithë njerëzit në Kosovë për këtë sukses të përbashkët, Sa më shpejt që të mundemi do të ecim përpara, meqenëse kriza energjetike nuk do të shuhet”, ka deklaruar ai për RTK.

Për zbatimin e marrëveshjes, Kurti ka thënë se do të lëvizet sa më shpejt që është e mundur për shkak të krizës energjetike.

Lajme të ngjashme