Kurti ka udhëtuar për në Gjermani
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar sot drejt Gjermanisë. Ai në këtë shtet ka paraparë që të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë, PES Congress 2022.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
“I organizuar me mbështetjen e SPD-së gjermane, ky kongres do të mirëpresë krerë të shteteve dhe qeverive, komisionerë evropianë, udhëheqës të partive dhe përfaqësues të tjerë.
Me moton “Me guxim. Për Evropën” do të diskutohet për politikat për të adresuar ndryshimet e thella në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga Covid, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale”, thuhet në njoftim