Kurti: Ka marrëveshje me Serbinë, është ligjërisht obligative - NACIONALE

Kurti: Ka marrëveshje me Serbinë, është ligjërisht obligative

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës në Rubikon është pyetur edhe njëherë nëse ka ose jo marrëveshje me Serbinë.

“Marrëveshje ka, marrëveshja është bërë në Bruksel dhe është bërë në Ohër,”- ka thënë Kurti.

I pyetur nëse marrëveshja është ligjërisht obligative meqenëse nuk është nënshkruar, kryeministri është përgjigjur pozitivisht.

“Po sepse e ka adoptuar edhe Bashkimi Evropian me 27 shtet anëtarëe, jo vetëm ndërmjetësit Borrell dhe Lajçak, të cilët kanë konstatuar se kjo është një marrëveshje por me keqardhje nuk ka nënshkrim për shkak të palës tjetër. Ne jmi tërësisht në rregull, mungesa e nënshkrimit bëhet gjykim për Serbinë, nuk cënon ekzistencën e marrëveshjes,”- ka thënë ai.

Lajme të ngjashme