Kurti jep detaje rreth takimit me presidentin Begaj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje rreth takimit me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn.
Kurti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Begajn e uroi për marrjen e detyrës së re.
“Duke e uruar për marrjen e detyrës se re, ritheksova përkushtimin për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve tona të shkëlqyeshme dhe vëllazërore”, ka thënë ai.
Postimi i plotë i Kurtit në Facebook:
Kisha kënaqësinë e veçantë të pres në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij, Bajram Begaj.
Duke e uruar për marrjen e detyrës se re, ritheksova përkushtimin për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve tona të shkëlqyeshme dhe vëllazërore.