Kurti jep detaje për vizitën në Britani të Madhe, sërish s'tregon çfarë i tha kryediplomati Cleverly - NACIONALE

Kurti jep detaje për vizitën në Britani të Madhe, sërish s'tregon çfarë i tha kryediplomati Cleverly

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për vizitën e tij në Britaninë e Madhe.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka folur sërish për takimin e tij me kryediplomatin britanik, James Cleverly.

“Biseduam për marrëdhëniet tona dypalëshe, si t'i forcojmë ato edhe më tej, si dhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal”, ka thënë Kurti në lidhje me këtë takim.

Kurti sërish nuk ka përmendur kërkesën e ministrit të ri britanik, për kurajo dhe kompromis në dialogun me Serbinë.

Tutje, ai ka thënë se ka takuar edhe disa deputetë, për të cilët, thotë se i premtuan përkrahje për Kosovën në Këshillin e Evropës, NATO e institucione ndërkombëtare.

“Në takimin me liderin e Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Keir Starmer dhe zëvendësen e tij, znj. Angela Rayner, biseduam për miqësinë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për vlerat e interesat tona të përbashkëta. Sir Keir Starmer ofroi përkrahje për Kosovën në arenën dhe integrimet ndërkombëtare”, ka thënë tutje ai.

Kryeministri bëri të ditur se ka takuar edhe sekretarin për Punëve të Jashtme, David Lammy.

Postimi i plotë i kryeministrit në Facebook:

Lajme të ngjashme