Kurti: Jam optimist për dialogun në Bruksel për muajt e ardhshëm - NACIONALE

Kurti: Jam optimist për dialogun në Bruksel për muajt e ardhshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Seminarin e 102-të të Rosë-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Kurti, gjatë këtij seminari në fjalën e tij ka folur edhe për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka thënë se ky dialog s’duhet të shërbejë vetëm për menaxhim krizash por edhe për marrëveshje.

"Jam optimist për dialogun në Bruksel. Dialogu s’duhet të shërbeje vetëm për menaxhim krizash, por dialogu duhet të jetë për marrëveshje. Jemi futur në fazë të re prej 18 gushtit të këtij viti, është fazë e re, sepse tema e parë në zyrën e z. Borell në Bruksel ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Pra, dialogimi për marrëveshje, do të diskutojmë për kornizë," - është shprehur Kurti.

Ai tha se pika qendrore e dialogut është njohja e ndërsjellët por do të ketë edhe pika të tjera.

Kurta tha se është mjaft optimist se në muajt në vijim do të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme.

“Jam shumë optimist. Në të kaluarën, kur njohja e pavarësisë së Kosovës, ishte një qasje motivimi për zvarritje. Nëse i thoni Serbisë pavarësia vjen në fund, e inkurajoni ta shtyjë fundin. Nuk them se nuk do të ketë pika tjera në marrëveshje, por pjesa qendrore do të jetë njohja e ndërsjelltë. Kjo qasje e re, me agjendën e re në Bruksel ku synojmë të kemi kornizë të përgjithshme të marrëveshjes, më bën mua optimist për muajt që kemi përpara për arritje të një marrëveshje ligjërisht të obligueshme,” - ka vazhduar ai.

Kurti dhe Vuçiq, raportohet se mund të takohen në Bruksel më 15 tetor.

Lajme të ngjashme