Kurti ironizon për opozitën: Mbase ja vlen të studiohet se çka po bëjnë në kohën e lirë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një takim të fundvitit me gazetarët kosovarë.
Në këtë takim, Kurti i falënderoi gazetarët për punën e tyre në shërbim të publikut.
Gjatë fjalës së tij, Kurti ironizoi me opozitën.
“Opozita në anën tjetër ka shumë kohë të lirë, ndërsa po dëgjoj që as ata nuk po dalin edhe aq shpesh në emisione, e mbase kjo ja vlen të studiohet se çka po bëjnë në kohën e lirë” – theksoi Kurti, i cili u arsyetua për mos pjesëmarrjen në shumë intervista në mediet në Kosovë.