Kurti i takon mjekët kosovarë në Gjermani, a po e kërkon atje ministrin e Shëndetësisë?
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka organizuar një takim me mjekët kosovarë që shërbejnë në Gjermani. Dhjetëra profesionist shëndetësor që po shërbejnë tash e një kohë në këtë shtet e takuan Kurtin në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stuttgart. Me mjekët, Kurti foli edhe për gjendjen në shëndetësinë kosovare dhe largimin e tyre nga Kosova.
Por, a po e kërkon Kurti, ministrin e shëndetësisë në Gjermani?
Kushdo që pyet dikë se kush është ministër i shëndetësisë në Kosovë, do të mbes pa përgjigje. Kjo ngase qytetarët as vet s’e dinë se kush është i zoti i shtëpisë së institucionit që është jetik për jetën e tyre në shumë raste, pra Ministrisë së Shëndetësisë.

Që nga data 6 tetor vendi është pa ministër të shëndetësisë, të emëruar zyrtarisht ani pse punën si U.D e ministrit po i vazhdon Dr. Dafina Gexha – Bunjaku. Kjo pas dorëheqjes së dr. Rifatit nga pozita e ministrit.
Por kur do të emërohet ministri i ri? Këtë punë të paktën ende s’po e di askush.
E kryeministri ynë siç duket është i zënë me takimet me mjekët kosovar që shërbejnë nga diasporë. Apo ndoshta Kurti po mundohet që ta bindë ndonjërin që të vije në Kosovë e të shërbejë si mantel bardhë në vendin tonë.

“Federata Mjekët Shqiptarë Europë përgëzoi Z. Kurti për punën e jashtëzakonshme në rritjen ekonomike dhe përmirësimet në fushën e shëndetësisë. Në kuadrin e bashkëpunimeve të vazhdueshme të Federatës me ministrinë e shëndetësisë dhe të diasporës, u diskutua për rrugëzgjidhjet e ardhshme në evolumin e mëtejshëm të punës së nisur, si në drejtimin e siguracioneve shëndetesor dhe në rritjen e pagave të personelit mjekësor. Qëllimi final i përbashkët për Federatën dhe qeverinë Kurti është stopimi i largimit të profesionistëve mjekësor dhe rritja e cilësisë së shërbimit shëndetësor”, thuhet në njoftimin in e Federatës së Mjekëve Shqiptar.