Kurti i shtron iftar myftiut Tërnava
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shtruar iftar për myftiun Naim Tërnava dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Në një njoftim të zyrës së kryeministrit, bëhet me dije se Kurti ishte i shoqëruar nga disa ministra.
“Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, nënkryetarja Emilija Rexhepi, si dhe ministrat Hajrulla Çeku dhe Blerim Gashani.
Duke shprehur respektin për devotshmërinë dhe vetëpërmbajtjen e agjëruesve gjatë Ramazanit, kryeministri Kurti uroi që sakrifica e tyre të shpërblehet, si dhe solidariteti e ndjeshmëria të forcojnë edhe më shumë besimin dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve” – thuhet në njoftim.