Kurti i pret ukrainasit në “Ballkonin e Hapur” të qeverisë: Le të triumfojë lufta e drejtë - NACIONALE

Kurti i pret ukrainasit në “Ballkonin e Hapur” të qeverisë: Le të triumfojë lufta e drejtë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka pritur në objektin e Qeverisë së Kosovës, disa qytetarë të Ukrainës, të cilët janë të strehuar në shtetin e Kosovës, pas agresionit të Rusisë mbi shtetin ukrainas.

Në shkrimin e tij, Kurti ka vlerësuar se Kosova do të vijojë të jetë mbështetëse e fuqishme e luftë së popullit ukrainas.

“Republika e Kosovës do të vijojë të jetë mbështetëse e fuqishme e luftës çlirimtare të Ukrainës për paqe, liri e demokraci, dhe përkrahëse e rezistencës e vendosmërisë së popullit ukrainas, në mbrojtje të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të shtetit të tyre.

Le të triumfojë lufta e drejtë për liri, kundër dhunës, brutalitetit dhe agresionit të pajustifikuar të Federatës Ruse. Gëzuar Ditën e Pavarësisë për Ukrainën dhe të gjithë qytetarët e saj!” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme