Kurti i përmend vëllezërit Veselinoviq: Urdhri për sulmin në Banjskë u kumtua në kompaninë e tyre
Kryeministri Albin Kurti ka dalë bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla në një konferencë për media.
Kurti e nisi fjalimin duke folur për sulmin e armatosur në Banjskë. Sipas shefit të ekzekutivit, sulmi u ishte kumtuar një ditë para sulmit më 23 shtator në mjediset e kompanisë “Novi Pazar PUT”.
“Urdhri për sulmin terrorist dhe kriminal në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator të këtij viti, i planifikuar dhe i organizuar nga shteti serb, u ishte kumtuar një ditë më herët, saktësisht para 3 muajve në mjediset e kompanisë “Novi Pazar PUT”. Automjetet, armët dhe i gjithë arsenali i përgatitur dhe i përdorur në Banjsksë, ishin të përqëndruar në këtë lokacion. Kjo kompani, e cila është në listën e sanksioneve të ShBA-së, është pronë e vëllezërve e Zvonko dhe Zharko Veselinoviqit dhe Millan Radojiçiqit” – deklaroi Kurti, raporton Nacionale.