Kurti i mbledh drejtuesit e qendrave, debaton me ta për dialogun - NACIONALE

Kurti i mbledh drejtuesit e qendrave, debaton me ta për dialogun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot ka mbajtur mbledhje të përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë dhe në diasporë. Po ashtu, bëhet e ditur se në takim kanë qenë edhe kryetarët e qendrave të rinisë.

Përmes një komunikate për media, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari e kryeministri Albin Kurti.

Po ashtu, gjatë mbledhjes është debatuar edhe në lidhje me procesin e dialogut.

“Çështjet organizative gjithashtu janë trajtuar nga drejtuesit e qendrave me ç’rast është theksuar rëndësia e bashkërendimit organizativ në mes të strukturave organizative të LV-së dhe organizatës së saj, RVV-së.” – thuhet në komunikatë.

Postimi i plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti sot mbledhjen e përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë dhe Mërgatë, si dhe me kryetarët e qendrave të organizatës së Rinisë për VETËVENDOSJE! (RVV).

Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Lëvizjes, njëherësh Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Sekretari Organizativ i LV-së, Alim Rama, Koordinatori i Qendrave, Valon Hoti, si dhe Kryetari i Organizatës së Rinisë për VETËVENDOSJE! (RVV), Behar Jashari.

Për situatën politike Kryeministri Kurti ka folur rreth aktualitetit politik në vendin tonë. Gjithashtu drejtuesit e qendrave u njoftuan dhe debatuan mbi ecurinë e procesit të dialogut dhe zhvillimet e fundit me të.

Çështjet organizative gjithashtu janë trajtuar nga drejtuesit e qendrave me ç’rast është theksuar rëndësia e bashkërendimit organizativ në mes të strukturave organizative të LV-së dhe organizatës së saj, RVV-së.

Aktivitetet e realizuara përgjatë këtyre muajve nga qendrat e RVV-së, raportet e punës nga qendrat për muajin prill dhe vizitat regjionale në qendra, janë diskutuar po ashtu përgjatë këtij takimi.

Lajme të ngjashme