Kurti i ikën pyetjes për tërheqjen e Bekim Sejdiut nga gara për president - NACIONALE

Kurti i ikën pyetjes për tërheqjen e Bekim Sejdiut nga gara për president

3 ditë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti nuk ka dhënë një përgjigje lidhur me tërheqjen e Bekim Sejdiut nga kandidatura për president të Kosovës.

I pyetur se si do të veprojnë pas tërheqjes së Sejdiut nga gara për president, Kurti ka thënë se ndodhet aty për raportin e MICS 2025.

“Jemi për raportin e MICS 2025”, ka thënë shkurt ai.

Bekim Sejdiu ka njoftuar dje se është tërhequr nga kandidatura për president të Kosovës, duke thënë se arsyeja ishte mungesa e numrit të nevojshëm të deputetëve për zgjedhjen e tij.

Lajme të ngjashme