Kurti i ikën pyetjes: “A do të marrësh pjesë në marshin për UÇK-në?” - NACIONALE

Kurti i ikën pyetjes: “A do të marrësh pjesë në marshin për UÇK-në?”

3 ditë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shmangur përgjigjen nëse do t’i bashkohet marshit në mbështetje të UÇK-së, i cili është organizuar për nesër, në prag të shpalljes së verdiktit nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

Kurti po deklarohej para gazetarëve lidhur me zhvillimet e sotme, por në fund të deklarimit nuk iu përgjigj pyetjes nëse do të marrë pjesë në marsh.

Për këtë çështje ka folur më herët edhe deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci. Ajo ka thënë se “beson” që në marsh do të marrin pjesë përfaqësues, aktivistë dhe mbështetës të Vetëvendosjes.

Lajme të ngjashme