Kurti i fton mjekët nga mërgata që të vijnë e të kontribuojnë në Kosovë - NACIONALE

Kurti i fton mjekët nga mërgata që të vijnë e të kontribuojnë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti u ka bërë thirrje mjekëve që punojnë jashtë Kosovës që të kthehen në atdhe e të kontribuojnë në sistemin e shëndetësisë kosovare, shkruan Nacionale.

Këto komente, Kurti i bëri derisa po i përgjigjej pyetjes së deputetit të PDK-së Bekim Haxhiut rreth çështjes së Udhëzimit Administrativ për licencimin e mjekëve të huaj.

Ne nuk mund ta dimë sot se cili do të jetë efekti i udhëzimit Administrativ për licencimin e mjekëve të huaj. Unë u bëj thirrje profesionistëve shëndetësor në mërgatë që të bëhen pjesë e punës në Kosovë për ta transformuar sistemin shëndetësor… Institucionet Shëndetësore Publike në përputhje me këtë Udhëzim Admistrativ duhet t’i bëjnë projektet për bashkëpunim me mërgatën. Profesionistët tanë kanë nevojë të punojnë krahë për krahë me kolegët e tyre bashkatdhetarë nga perëndimi që do të vijnë tek ne”, ka deklaruar ndër tw tjerash Kurti.

Haxhiu e pyeti Kurtin edhe për raportin e Auditorit ku janë gjetur një mal shkeljes në SHSKUK.

Kurti tha se me këtë punë duhet të merret prokuroria.

Lajme të ngjashme