Kurti i drejtohet përmes whatsapp-it Gjinit për takim, edhe ky ia kthen në whatsapp - NACIONALE

Kurti i drejtohet përmes whatsapp-it Gjinit për takim, edhe ky ia kthen në whatsapp

54 minuta më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti u është drejtuar krerëve të partive ish-opozitare për një takim, anipse vendi tashmë ka hyrë në shkelje kushtetuese, ligjore si dhe të vet rregullores së Kuvendit, duke mos u ftuar vazhdimi i seancës konstituive brenda afatit 48-orësh.

Nacionale ka mësuar se Kurti i është drejtuar në whatsapp me mesazh kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili.

“Po mund te ju konfirmojme se Kryetari i Aleances, Ardian Gjini ka pranuar mesazh ne Whatsapp nga kreu i LVV-se Albin Kurti dhe te njejtit i ka kthyer pergjigjje po ne Whatsapp.” – ka thënë Xhemaili

Lajme të ngjashme