Kurti homazhe në 5-vjetorin e vdekjes së Adem Demaçit: Jam krenar që punova me të - NACIONALE

Kurti homazhe në 5-vjetorin e vdekjes së Adem Demaçit: Jam krenar që punova me të

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i veprimtari Adem Demaçi në 5 vjetorin vdekjes.

Kurti pas homazheve para gazetarëve ka thënë se Demaçi mbetet njeriu i jashtëzakonshëm dhe unik i popullit shqiptar.

“Vendosëm lule të freskëta te varri i veprimtarit Adem Demaçi, jemi këtu në përkujtim të njeriut të jashtëzakonshëm dhe unik të populli shqiptar.” – ka thënë ai sipas Ekonomia Online.

Më tej, ai ka thënë se udhëzimet e tij e mbushin me përgjegjësi dhe vetëbesim.

“Sigurisht që kemi pikëllim dhe mallëngjim që nuk e kemi më bacën Adem, dhe jemi krenarë që e patëm dhe e njohëm e që punuam dhe mësuam prej tij. Udhëzimet e tij na mbushin me përgjegjësi dhe vetëbesim.” – ka thënë ndër të tjera ai.

Lajme të ngjashme