Kurti: Gratë në VV gjithmonë kanë pasur angazhim të dyfishtë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në mbledhjen e parë të organizatës Gratë në Vetëvendosje.
Kurti gjatë kësaj mbledhje ka thënë se gratë anëtare dhe aktiviste të VV-së gjithmonë kanë pasur angazhim të dyfishtë.
“Gratë anëtare dhe aktiviste të VV-së!-s gjithnjë e kanë pasur angazhimin e dyfishtë, sa me politika të përgjithshme po aq edhe me ato gjinore sepse në krye të herës është kuptuar që shoqëria patriarkale e ndrydh së pari gruan. Edhe tani me organizimin e GVV-së do ta keni angazhimin e dyfishtë sa në GVV, po aq edhe në LVV! dhe për këtë më vjen keq, por jam i bindur se gratë do t’ia dalin me kauzat e tyre sepse edhe ne do t’i ndihmojmë pakursim”, ka thënë Kurti.
Kryeministri Kurti tutje ka thënë se nëse i shohim zgjedhjet e fundit parlamentare gratë kanë arritur të korrin suksese të paimagjinueshme dy vite më parë.
“Më lejoni të përmend dy pika të rëndësishme që edhe neve si LVV na kanë shtyrë të reflektojmë që na nevojiten hapësira, mundësi, sturktura të reja për angazhimin e grave. E para është tejkalimi i kuotës gjinore. Dhe, e dyta 62% e votave tona janë të grave votuese”, ka vazhduar tutje Kurti.
