Kurti, gjakovarëve: Kudo që ka sukses, ka një ose më shumë gjakovarë në udhëheqje
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbajtur një tubim në Gjakovë në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.
Atje, Kurti u ka thënë gjakovarëve se “kudo që ka sukses, ka një ose më shumë gjakovarë në udhëheqje”.
“Meqenëse po e përmendi Telekomin, edhe aty e kena kryeshefe gjakovaren Burbuqe Hana. Se, kudo që ka një sukses, ka matematikisht një ose më shumë gjakovarë në udhëheqje”, u shpreh ai.