Kurti fton të gjithë qytetarët të regjistrohen deri më 17 maj, që është data e fundit e procesit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti me anë të një video të regjistruar në qytetin e Kamenicës, ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët që s’janë regjistruar deri më tani, ta bëjnë këtë deri më datën 17 maj, apo të premten e kësaj jave kur është edhe dita e fundit e këtij procesi.
“Mbi 1,420,000 qytetarë residentë të regjistruar deri më tani, teksa kemi hyrë në javën e fundit të procesit më të rëndësishëm për 10-vjeçarin e ardhshëm.
Thirrja jonë për regjistrim vazhdon. Të gjithë ata që nuk janë regjistruar deri më tani, në Kosovë e në diasporë, ju ftoj t’i shfrytëzoni këto ditë të mbetura deri me 17 maj.” – ka thënë Kurti.