Kurti fton qytetarët që të aplikojnë për subvencionim të paijisjeve efiçiente për ngrohje - NACIONALE

Kurti fton qytetarët që të aplikojnë për subvencionim të paijisjeve efiçiente për ngrohje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë thirrje tek qyetetarët që të aplikojnë për subvencionim për pajisje efiçiente për ngrohje.

Kanë mbetur edhe 4 ditë nga Thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, e cila, pra, është e hapur për aplikim deri më 2 dhjetor. Subvencionimi direkt i stufave individuale, kaldajave me biomasë, pompave termike e kondicionerëve efiçientë do t’ju ndihmojë juve të tejkaloni sa më lehtë dimrin që kemi para, por edhe sistemin tonë energjetik duke ulur konsumin. Kjo është kritike në përballjen tonë me krizën energjetike evropiane”, ka shkruar Kurti, i cili fton në veçanti qytetarët me asistencë sociale dhe nënat vetëushqyese që të aplikojnë.

Aplikimi për subvencionim për këto pajisje është i ndarë në dy faza dhe në të dy fazat aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova.

Lajme të ngjashme