Kurti fton Krasniqin e Abdixhikun në takim
Albin Kurti, udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar një takim me liderët e LDK-së dhe PDK-së më 1 maj, me synimin për të diskutuar formimin e institucioneve të reja, përfshirë edhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Takimi është paraparë të mbahet të enjten në orën 08:30.
“Duke u bazuar ne Kushtetutë, tre nënkryetarë do të jenë nga tri partitë që fituan më së shumti ulëse, andaj ju ftoj për një takim të përbashkët edhe me z. Memli Krasniqi, kryetarin e PDK-së, në sallën N-204 te Kuvendit të Republikës se Kosovës, nesër (e enjte), 1 maj 2025, në orën 8:30. Me shpresë në përgjigje pozitive, ju përshëndes”, thuhet mes tjerash në letren e siguruar nga Nacionale.
Lexo me shumë këtu: